Maqedoni
UNHCR: gjatë natës në Serbi hynë 7 mijë refugjatë
24.08.2015 12:22
Të dhënat më të fundit nga UNHCR tregojnë se brenda një nate janë futur në Serbi 7 mijë refugjatë, burra, gra e fëmijë...

Sipas UNHCR, pritet një numër edhe i madh refugjatësh.UNHCR thekson se nga autoritetet e Maqedonisë kanë marrë bindje se kufiri do të jetë i hapur për refugjatët, të cilët ikin nga konfliktet në shtetet nga të cilat vijnë.
Në kufirin serb, UNHCR bashkëpunon me autoritetet lokale dhe organizatat humanitare, në mënyrë që të sigurohet vendosje dhe ushqim për ata të cilët arrijnë.
Njëkohësisht, Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe për emigrantët, të cilët hyjnë në Evropë përmes Ballkanit perëndimor.
