Botë

Shpërthim në bazën ushtarake në Tokio

24.08.2015 12:56

Në bazën e ushtrisë amerikanë në Tokio, ka ndodhur një shpërthim, ka njoftuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes...

Zjarrfikësit janë munduar të ndalin shpërndarjen e zjarrit edhe në ndërtesat përreth, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit.
 
Pentagoni ka thënë se shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës më 24 gusht, në Sagami Depot në Sagamihara, një qytet rreth 40 kilometra në jugperëndim të Tokjos.
 
Akoma nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe nuk ka të dhëna për të lënduar, ka njoftuar Pentagoni.Ushtria amerikane thotë se në këtë bazë nuk kishte materiale të rrezikshme.