Godet tajfuni “Goni”, 15 të vdekur në Filipine, i drejtohet Japonisë
Tajfuni “Goni” ka shkatërruar ishullin jugor të Ishagaki, në prefekturën e Okinava...

Tajfuni “Goni” ka shkatërruar ishullin jugor të Ishagaki, në prefekturën e Okinava, duke regjistruar shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta me shpejtësi prej 255.6 km në orë, më të fuqishmet e regjistruara ndonjëherë.
Tajfuni, i quajtur ndryshe “Tajfuni 15” në Japoni, sipas mediave lokale ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 21.500 shtëpi.
Në media shfaqen pamje të pasojave shkatërrimtare të tajfunit, me mijëra automjete të bllokuara në trafik, ndërsa makinat e vogla janë marrë përpara nga erërat.
I njëjti tajfun goditi edhe Filipinet, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dherave.
Deri më tani 15 persona kanë mbetur të vdekur, dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur të pastrehë, sipas Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive Natyrore.
Tashmë tajfuni “Goni” pritet të godasë edhe ishullin tjetër japonez, Kyushu, përpara se të zhvendoset drejt detit të Japonisë.
