Maqedoni

Çmime të reja të derivateve të naftës, benzina prej sonte më lirë për 3 denarë

24.08.2015 14:30

Benzina prej sonte në mesnatë lirohet për 3 denarë për një litër, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëritë për 2 denarë...

Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që çmimi i ri i EUROSUPER BS¬-95 të jetë 64 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 të shitet me çmim prej 66,00 denarë për një litër.

Çmimi i ri i Eurodizelit do të jetë 49 denarë për një litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 37,50 denarë. Çmimi i shitjes me pakicë i mazuti M¬1 - HS ulet për 2.527 denarë për një kilogram, në krahasim me çmimin paraprakisht të konfirmuar dhe tani do të kushtojë 20,760 denarë për një kilogram.