Maqedoni

Gruevski viziton Porojin, premton pastrimin e shtratit të lumit

24.08.2015 16:28

Kryeministri Gruevski ka qëndruar në Poroj për të kontrolluar se si ecin punët e sanimit të objekteve të dëmtuara nga vërshimet e 3 gushtit...

Gruevski realizoi takime me banorët e fshatit Poroj, të cilët u interesuan për pastrimin e shtratit të lumit. Kryeministri theksoi se për momentin në mënyrë aktive është e kyçur operativa ndërtimore.
 
Do të rregullohet edhe lumi, obligim ky i Komunës së Tetovës, por më parë duhet të pastrohet shtrati i tij, tha Gruevski, sipas të cilit për shkak të dëmeve të mëdha pritet që aktivitetet ndërtimore të vazhdojnë në dy-tre muajt e ardhshëm. 
 
Gruevski ka marrë pjesë edhe në dy aktivitete të tjera inauguruese në Tetovë, më saktë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e rrugës lokale në Neproshten dhe në lëshimin në përdorim të sallës sportive në UShT.