Frejzer Prajs si Usain Bolt

24.08.2015 16:32

Sheli En Frejzer Prajs arriti deri te titulli I tretë I kampiones botërore në 100 metra, duke e përsëritur suksesin e bashkëatdhetarit të saj xhamajkan, Usain Bolt...

Ngjashëm si kolegu I saj, Prajs, erdhi në kampionat me dy medalje të arta në olimpiadë dhe botëror dhe nuk pati problem për të ardhur deri te fitorja edhe në Pekin, ku ngadhnjeu me kohë prej 10 sekonda e 76 të qindtat. Holandezja Dafne Shipers ishte befasia e garës, duke fituar medaljen e argjendtë, ndërsa e bronztë ishte amerikanja Tori Bouvi.

Në garën e 10.000 metrave te femrat, deri te fitorja e madhe erdhi Vivijan Cherujot nga Kenia, duke e kthyer trofeun e më të mirës në botë, vetëm një vit pasi u bë nënë. Kenianja, e cila më parë ishte kampione edhe në Daegu vitin 2011, deri te triumfi erdhi me kohë prej 31 minutë, 41 sekonda e poaq të qindtat. E argjendtë ishte etiopianja Gelete Burka, ndërsa e bronztë amerikanja Emili Infelld.

Në 3000 metra stipëllchez te meshkujt, Ezekiell Kemboi vazhdoi dominimin e tij absolute, duke triumfuar pa probleme, me kohë prej 8 minuta, 11 sekonda e 28 të qindtat. Në këtë garë, kenianët dominuan plotësisht, duke I zënë katër pozitat e para. Në vendin e dytë u ndal Konseslus Kiproto, ndërsa I treti ishte Brimin Kiprop Kipruto.

Në kërcim me shkop te meshkujt, kampion I ri botëror është kanadezi Shonasi Barber. Ai, arriti të kërcej 5.90 metra, me çka e fitoj gjermanin Rafael Holcdepe, që kishte kërcim identik, por kanadezi deri te trofeu erdhi fal serisë më të mirë. Kampioni olimpik Renu Lavileni, u ndal vetëm si I tretë, duke e ndarë medaljen e bronztë bashkë me polakët Pjotr Lisek dhe Pavel Vochiehovski.

Në finalen e fundit të ditës së tretë të Kampionatit Botëror në Pekin, kërcim trehapësh te femrat, deri te medalja e artë erdhi favoritja absolute, Katerin Ibarguen. Kolumbianja, me 14.90 metra fantastike, ishte e para, duke e vazhduar në 29, serinë e fitoreve në këtë garë. E argjëendtë ishte Hana Knjazeva Minenko nga Izreali, ndërsa e bronztë, kampionja olimpike, Olga Ripakova nga Kazakistani. (Mustafa Ademi, TVM2)