Pedro me lotë në sy, përshëndetet nga Barcelona
Futbollisti i ri i Chelseat, Pedro i ngazëllyer i ka përshëndetur ish-bashkëlojtarët e tij, sot pas rikthimit në Barcelonë, ku organizoi një pres konferencë lamtumirëse nga klubi katalanas...

Lionel Messi, Neymar, Gerard Pique, Luis Suarez, Iniesta e të tjerë, ishin pjesë e konferencës për shtyp, për të duartrokitur tani më ish bashkëlojtarin e tyre, që ngriti mbi 20 trofe së bashku me klubin.

“Kishte shumë klube të mëdha që ishin të interesuara për mua. Mes tyre, edhe Manchester City dhe United, por transferimi në Chelsea ishte i duhuri. Është një klub madhështor. Ata fitojnë trofe ngjashëm si Barcelona, dhe nuk pendohem për këtë vendim”, tha Pedro, duke vazhduar, “Më pëlqeu ajo që Mourinho më tha kur biseduam. Ai tha se dëshiron të përforcojë klubin dhe unë do isha në gjendje t’i ndihmojë”, ka përfunduar 28 vjeçari.
Sidoqoftë, Pedro mund të kthehet në Camp Nou që këtë sezon, por vetëm nëse Chelsea garon kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, gjë për të cilin sulmuesi shpreson të mos ndodhë.
