Lenjani në formacionin e javës në Francë

24.08.2015 18:29

Ermir Lenjani ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë me Nantesin...

Ylli i Kombëtares shqiptare, që ndërroi mjedis disa ditë më parë ka shkëlqyer në ndeshje kundër Reims ku skuadra e tij fitoi 1:0.

Pas kësaj paraqitje reprezentuesi shqiptar është futur në njëmbëdhjetëshin e javës në kampionatin e Francës nga e përditshmja franceze L’Equipe.

Lenjani ka kaluar nga Rennes te Nantes, ndërsa pritet që të jetë edhe një nga lojtarët kryesor të kombëtares në ndeshjet e shtatorit.