Sanksionet kundër Iranit mund të tërhiqen vitin e ardhshëm

24.08.2015 20:04

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë se pret që sanksionet kundër Iranit do të mund të fillonin të tërhiqeshin në pranverë të vitit të ardhshëm...

Mëtutje, Hammond i tha agjencisë Reuters, gjatë qëndrimit në Teheran me rastin e rihapjes së Ambasadës së Britanisë, se pret që deri në tetor të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Irani, do ta mbështesin marrëveshjen atomike, që është arritur në korrik në Vjenë.

Zyrtari i lartë britanik tha se presidenti iranian, Hassan Rohani, me të cilin ai ka biseduar, ka dërguar mesazhe të fuqishme për dëshirën e Iranit për dialog dhe për përmirësim të marrëdhënieve me Britaninë dhe perëndimin. (rel)