Pranim-dorëzimi i detyrës komandant i Brigadës së parë mekanizuese këmbësorike

25.08.2015 09:58

Në kasermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec, sot do të mbahet solemnitet me rastin e prnaim-dorëzimit të detyrës komandant i Brigadës së parë mekanizuese këmbësorike (1.brmk) e cila është në përbërjen e Komandës së bashkuar operative (KBO) të ARM-së. Detyrën komandant i 1.brmk nga gjenerali brigadier Pavle Arsovski do ta marrë koloneli Zoran Mileski i cili deri më tnai e kryente detyrën e shefit të shtabit në brigadën e njejtë...

Në solemnitet do të marrin pjesë shefi i SHM të ARM-së gjenral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, zëvendësi i shefit të SHM të ARM-së, gjeneral majori Muhamet Racaj, komandanti i KBO-së gjenerali brigadier Vasko Gjurçinovski, përfaqësues nga Minsitria e Mbrojtjes dhe SHM të ARM-së, komandantët e njësive të 1.brmk dhe mysafirë të tjerë.

Si njësi më e lartë e bashkuar-taktike në përbërjen e KBO-së, 1.brmk paraqet bërthamën e fuqisë luftarake të ARM-së e cila siguron forca të gatshme për mbrojtje dhe mbështetje të interesave nacionale, si dhe për mbështetje gjatë katastrofave natyrore, epidemive dhe rreziqeve të tjera, që praqqet edhe mision të saj themelor.