Refugjatët dhe kërkuesit e azilit në fokus të vizitës së deputetes gjermane Bek
25.08.2015 10:00
Për vizitë në Maqedoni, sot dhe nesër do të jetë deputetja e Bundestagut gjerman, Mariluize Bek, anëtare e Lidhjes 90/Të gjelbrit....

Deputetja do të informohet për problematikën me refugjatët, si dhe për kërkuesit e azilit nga Maqedonia në Gjermani, kumtoi ambasada e Gjermanisë në Maqedoni.
Janë planifikuar biseda me përfaqësues të Qeverisë dhe të vetëqeverisjes lokale, të UNHCR-së, Kryqit të Kuq dhe organizatave joqeveritare.
Deputetja gjermane Bek do ta vizitojë edhe Qendrën e prnaimit në Vizbeg, si dhe një pjesë të kufirit jugor afër Gjevgjelisë.
