Erdogan zyrtarisht i shpalli zgjedhjet, data e mundshme është 1 nëntori
Përfundoi pritja e presidentit Erdogan me kryetarin e Kuvendit Kombëtarë të Turqisë Ismet Jëlmaz, ku është vendosur për rinovimin e zgjedhjeve të Kuvendit Kombëtarë të Turqisë, raporton AA...

Takimi i mbajtur në rezidencën presidenciale me dyer të mbyllura për shtypin ka zgjatur 4 orë e 20 minuta.
Pas përfundimit të afatit 45 ditor për formimin e qeverisë presidenti Erdogan ka kryer një takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit Kombëtarë të Turqisë, Ismet Jëlmaz për të përdorur kompetencat për rinovimin e zgjedhjeve në kuadër të kushtetutës.
Pas takimit, presidenti Rexhep Taip Erdogan duke u konsultuar me kryetarin e Kuvendit Kombëtarë të Turqisë, Ismet Jëlmaz në kuadër të kompetencës që i jep Kushtetuta e Republikës së Turqisë, në kuadër të neneve 104 dhe 116, theksohet se ka vendosur për rinovimin e zgjedhjeve të Kuvendit Kombëtarë të Turqisë.
