Mbi 300 mijë banorë në Japoni duhet të evakuohen nga tajfuni "Goni"
25.08.2015 10:07
Më shumë se 300 mijë banorë të prefekturave japoneze Fukoka, Xhamaguçi dhe Kumamoto në pjesën jugperëndimore të vendit morën porosi për evakuim për shkak të tajfunit "Goni", njofton TASS....

Linjat ajrore japoneze ishin të detyruar të ndërpresin sot mbi 200 fluturime vendore. Pjesërisht është ndërprer edhe lëvizja e trageteve dhe është përkufizuar lëvizja përgjatë autostradave në rajonin e kalimit të tajfunit. Banorët e dhjetëra amvisërive kanë mbetur pa ndriçim.
Aktualisht shpejtësia e erës në qendrën e tajfunit arritur në 40 metra për sekondë.
Tajfuni "Goni" është stuhia e 15 tropikale, e cila u paraqit në Oqeanin Paqësor këtë vit. Mbi 20 persona kanë vdekur nga stuhia e tajfunit Goni" në Filipine.
