Marrëveshja mes Seulit dhe Phenianit sot hynë në fuqi

25.08.2015 10:08

Marrëveshja që u arrit mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut sot pasdite sipas orës lokale hynë në fuqi...

Seuli dhe Pheniani arritën marrëveshje mbrëmë vonë pas më shumë se dy ditë bisedimesh për t'i dhënë fund krizës luftarake e cila u shkaktua nga gatishmëria e shtuar luftarake në kufirin e dy vendeve.

Koreja e Veriut shprehu keqardhje për lëndimin e dy ushtarëve të Koresë së Jugut nga shpërthimi i bombës në zonën kufitare, ndërsa Koreja e Jugut kumtoi se i ka ndërprer altoparlantëve që transmetonin mesazhe propagandistike në mënyrë për të parandaluar ndonjë konfrontim ushtarak.