Dezinfektim i rrugëve lokale në rajonin e Tetovës

25.08.2015 11:33

Në lagjet e rajonit të tetovës të cilat u përfshinë në vërshime kryhet dezinfektim i rrugëve lokale...

Aksioni filloi dje në orët e mbrëmjes dhe do të zbatohet edhe gjatë ditës së sotme, në periudhën prej orës 23:00 deri në оrа 06:00 të mëngjesit.

Bëhet fjalë për aksion interdisciplinot të organizuar ku janë të përfshirë disa institucione kompetente, mes të cilëve Ministria e Shëndetësisë, Armata e Republikës së Maqedonisë, bashkësia lokale përmes ndërmarrjes publike komunale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në pjesën e mbsëhtetjes logjistike.

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se në moment në rajonet që cilat ishn të përmbytyra nga vërshimet nuk ka rrezik nga kontaminimi dhe përhapja e sëmundjeve infektive dhe se dezinfektimi zbatohet si parandalim, sipas rekomandimeve nga ekspertët nga fusha e higienës dhe epidemiologjisë.

Sonte duke filluar nga ora 23:00 do të dezinfektohen rrugët: "K.R.Drnc",  Reçicë e Vogël (rr. 150, 163, 164, 165, 170, 171, 172, 179, 188, rr. e Lubotenit) dhe rruga magjistrale në lagjen Drenovec, f.Poroj dhe f.Xhepçisht.