Artvin, 8 persona humbin jetën nga përmbytjet në Turqi
25.08.2015 11:47
Dy ndërtesa janë shkatërruar në Turqi si pasojë e përmbytjeve në provincën Artvin në verilindje të vendit, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave...

Dy të tjerë ende rezultojnë të zhdukur, ndërsa reshjet e dendura të shiut vijuan gjatë gjithë natës. Guvernatori i provincës tha se viktimat kanë humbur jetën në 4 incidente të ndryshme të shkaktuara si pasojë e stuhisë.
Sipas autoriteteve, reshjet e rëna kanë arritur rekord duke fryrë lumenjtë dhe vërshuar në dhjetëra fshatra dhe qytete, duke rrëzuar pemë dhe përmbytur rrugë dhe shtëpi.
