Sporti në zi, vdes piloti aksidentit të rëndë
Sporti britanik është në zi. Piloti i garave Indy Car, Justin Wilson, u nda nga jeta këtë mëngjes pas aksidentit të rëndë që pësoi 24 orë më parë në Pennsylvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Wilson, i cili qëndroi në koma për një ditë, nuk arriti ti mbijetonte dot incidentit të rëndë që pësoi në garën e Poconos e vlefshme për kampionatin e Indy Car.
37-vjeçari anglez, i cili kishte një të shkuar edhe në sportin e Formula 1 teksa në vitin 2003 ishte pjesë e skuadrave Sauber dhe Minardi, u godit në kaskën mbrojtëse nga një copë që u shkëput nga makina e Sage Karam i cili përfundoi në murin mbrojtës të pistës kur ndodhej pak metra përpara tij.
Goditja e marrë në kokë nga Justin Wilson ishte aq e fortë saqë piloti anglez pasi u shtrua ne Lehigh Valley Health Network hyri në gjëndje kome. Wilson nuk arriti tu shpëtonte dot plagëve të marra dhe 24 orë më pas u nda nga jeta.
As ndërhyrja e helikopterit që e dërgoi me urgjencë në spital nuk arriti të shpëtonte dot pilotin.