ISIS kërcënon sërish Italinë: Libia, porta hyrëse për në Romë
25.08.2015 12:11
Në mes të valës së emigrantëve, që nisen nga Libia e çdo ditë e më shumë po tentojnë të kalojnë Mesdheun për të zbarkuar më pas në Itali, ISIS ka kërcënuar sërish vendin fqinj...

“Libia është porta për të arritur në Romë”, kanë shkruar militantët e ISIS-it në Twitter, duke nisur një fushatë të re terrori, ku i bëjnë thirrje ndjekësve në Twitter që të shkojnë në Romë nëpërmjet Libisë.
Më parë Libia pati dhënë alarmin se mes emigrantëve ilegalë që kalojnë Mesdheun po fshihen luftëtarë të ISIS-it. Autoritetet thonë se këtë informacion e kanë marrë nga vetë pronarët e mjeteve, në disa pjesë të Afrikës së Veriut të kontrolluara nga ISIS-i.
Grupi ekstremist ua lejon trafikantëve vazhdimin e aktivitetit, por u merr në këmbim 50% të të ardhurave.
