UShT, inaugurohet salla e re e sportit
Në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës u inaugurua salla e re sportive, pjesë e projektit qeveritar për ndërtimin e 35 sallave sportive dhe është e 33-ta me radhë e cila tanimë është ndërtuar, ndërsa edhe dy janë në fazën e ndërtimit...
Salla është me kapacitet prej rreth 1.50 metra katrorë, 500 ulëse, e pajisur me pajisje më moderne sportive dhe e aftësuar që të shfrytëzohet për më shumë lloje të sportit, si: hendboll, futboll, basketboll, gjimnastikë, pink-pong, tenis etj.
Kryeministri, Nikolla Gruevski, theksoi se investimet në infrastrukturën sportive janë vetëm një pjesë e investimeve në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë dhe se viteve të fundit kanë filluar disa nga projektet më të mëdha lidhur me këtë sferë.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, theksoi se kjo sallë sportive është një nga tetë objektet sportive të cilat janë ndërtuar ose janë në fazën e ndërtimit në Komunën e Tetovës. "Ne si Qeveri e Republikës së Maqedonisë dhe si Ministri e Arsimit dhe Shkencës investojmë në objekte të tilla me qëllim që nxënësit dhe studentët të disponojnë kushte më të mira për mësim.
Rektori i UShT-së, Vullnet Ameti, theksoi se ndërtimi i kësaj salle është me rëndësi të madhe për studentët e Fakultetit për Kulturë Fizike në këtë universitet, por edhe, siç tha, për të rinjtë e tjerë.