Deri më tani janë dhënë 45 mijë vërtetime për azil

25.08.2015 12:51

Gjithesj 45,538 emigrantë ku shumica nga Siria kanë marrë deri tani vërtetimin për qëllimin e shprehur për të aplikuar për njohjen e s drejtës për azil...

Nga këto, 31.463 janë burra, 6.259 gra dhe 7.102 fëmijë të cilët shoqërojnë mbajtësin e vërtetimit, si dhe 714 fëmijë që udhëtojnë pa një prind. Më të shumta janë qytetarë të Sirisë - 37.008, pastaj nga Afganistani - 2.134, Iraku - 2.121, Pakistani - 1.389, Somalia - 564, Palestina - 561, Bangladeshi - 323, Kongo - 305, Nigeria - 162, Kameruni - 146 Eritrea - 142 dhe Etiopia - 109.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme janë dhënë vërtetime për shprehjen e qëllimit për të dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit gjithsej 776 emigrantëve nga të cilat 579 burra, 92 gra, 82 fëmijë shoqëruese të mbajtësit të vërtetimit, si dhe për 23 fëmijë që udhëtojnë pa një prind.

Sipas shtetësisë, shumica janë shtetas të Sirisë, respektivisht 608, pastaj nga Pakistani (80), Iraku (52) .....

Nga dje deri më sot në Departamentin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e të drejtës për azil në bazë të vërtetimeve të dorëzuar më parë.

Që nga lëshimi i vërtetimeve deri më sot në Departamentin për azil janë parashtruar 49 kërkesa me çrast 36 kërkesa janë nga qytetarët e Sirisë, tre shtetas të Pakistanit dhe Afganistani, dhe nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Algjerisë dhe Irakut, një kërkesë nga një qytetar Egjipti.

Në qendrën e pranimit të azilkërkuesve dje janë regjistroi gjithsej 14 azilkërkues, nga të cilat 9 janë meshkuj, dhe një prej tyre është i plagosur. Ka dhe dy gra nga të cilat njëra u shtrua në spital për shkak të shtatzënisë, si dhe 3 tre fëmijë dhe një i mitur pa shoqërim me lëndime.

Deri në orën 17 dje nga ana e ekipit të Kryqit të Kuq janë dhënë ndihmë mjekësore 162 personave nga të cilat 77 në Tabanocë dhe 85 në Gjevgjeli, duke përfshirë edhe 13 gra shtatzëna.

Janë shpërndarë edhe ndihma humanitare prej 930 shishe të ujit, 320 pakove me ushqime, 61 pako për higjien individuale, 9 batanije dhe 27 paketa për foshnjat.