Seanca e Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji
Komisioni Kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji në seancën e sotme në lexim të parë mbështeti Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me mbeturina i cili ka për qëllim vendosjen e obligimit për poseduesit e vajrave të mbetura të mbahet evidencë për sasitë dhe deponimet, evidencë të vajrave të përdorura për motor, evidencë për mënyrën e veprimit me vajrat e mbetura motorike dhe për llojin dhe sasinë e vajrave të shitura të mbetura...

Ndryshimet ligjore kanë dal nga mungesat e konfirmuara gjatë kryerjes së monitorimit inspektues lidhur me sigurimin e të dhënave dhe ndjekjen e qarkullimit dhe gjendjes me përdorimin e vajrave motorike dhe vajrave motorike të mbetura.
Zëvendësministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski theksoi se një situatë e këtillë ka kërkuar sigurimin e kushteve për monitorim më efektiv inspektues ndaj vajrave motorike si mbetje si mbeturinë e rrezikshme, e cila përfshinë vendosjen e evidencës dhe kontrollit të eksportit dhe prodhimit të vajrave motorike, qarkullimit, përdorimit dhe menaxhimit me vajrat e mbetura motorike.
Propozuesi shpreson se me ndryshimet e ligjit të përmirësohet kontrolli ndaj subjekteve që posedojnë dhe veprojnë me vajrat e mbetura, duke i përfshirë edhe ato motorike.
Ndryshimet kërkojnë që çdo posedues të mbajë evidencë për veprimet me vajra dhe në mënyrë përkatëse të tregojë se me vajrat e mbetura ka vepruar në pajtim me rregullat ligjore dhe se i ka mënjanuar në mënyrë të rregullt, respektivisht nuk i ka hedhur në kanalizim ose në tokë. Përderisa nuk përputhen sasitë e vajrave motorike të mara me sasinë e vajrave motorike të mbetura të dorëzuara personave të cilët merren me mbeturina të rrezikshme parashihen dënime penale.
