Armata turke ka vrarë 34 pjesëtarë të PKK-së

25.08.2015 13:28

Ushtria turke sot kumtoi se 34 anëtarë të Partisë Punëtore Kurde u vranë në sulmet ajrore turke në kampet e grupit terrorist në rajonin e maleve Kandil në Irakun verior...

Më 24 korrik Turqia filloi sulmet ajrore ndaj objekteve të PKK-së në Irak dhe në Turqinë juglindore si përgjigje e Ankaras ndaj sulmeve të kryengritësve kurdë kundër forcave turke të sigurisë.