Erdogani emëroi Davutoglun të formojë qeveri të përkohshme

25.08.2015 13:42

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka emëruar kryeministrin Ahmet Davutoglu për të formuar Këshillin e përkohshëm të Ministrave, i cili do të qeverisë me vendin deri në zgjedhjet e reja...

Presidenti Erdogan, ka pritur sot në rezidencën presidenciale kryeministrin Davutoglu ku ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura për median i cili ka zgjatur afro 1orë e gjysmë.

Presidenti Erdoğan gjithashtu Këshillit të ministrave i dorëhequr pas zgjedhjeve dhe të cilëve i është kërkuar vazhdimi i detyrës së tyre si dhe që janë tërhequr nga detyra në përputhje me nenin 114 të Kushtetutës i ka kërkuar që të vazhdojnë detyrën deri në formimin e Këshillit të përkohshëm të Ministrave.