Gjermani, digjet një qendër refugjatësh pranë Berlinit

25.08.2015 14:29

Një strehim i planifikuar për akomodimin e refugjatëve në Nauen të Gjermanisë është djegur mëngjesin e sotëm...

Policia njofton se zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën, por tani është vënë nën kontroll. Departamenti i zjarrit bën me dije se nga ngjarja s’ka mbetur asnjë i lënduar.

Policia mendon se zjarri është vënë qëllimisht. Megjithatë specialistët do të merren me investigimin e shkakut të ngjarjes së sotme. Brigada e zjarrit në zonën Nauen u alarmua rreth orës 2 e 30 të mëngjesit të sotëm nga rojet e sigurisë.

16 makina policie dhe 60 operatorë dolën në terren për vënien nën kontroll të flakëve, thonë autoritetet. Rreth 130 azilkërkues do të strehoheshin përkohësisht në palestrën e një gjimnazi javën tjetër.