ShBA, zjarret më të mëdha në histori, shkrumbohen 104 mijë hektarë tokë në Uashington
Zjarret në Uashington po rrezikojnë zonat e banuara...

Dhjetëra vatra zjarri në të gjithë shtetin kanë vënë në gatishmëri autoritetet, ndërsa për herë të parë në histori është kërkuar ndihmë nga Australia dhe Zelanda e Re për t’i vënë në kontroll.
Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se këto janë zjarret më të rrezikshme që kanë prekur vendin dhe flakët po përhapen me shpejtësi falë motit të ngrohtë dhe erërave të fuqishme.
Në Okanogan zjarrfikësit kanë kërkuar evakuimin e rreth 500 mijë shtëpive që janë të kërcënuara nga flakët. Tymi i dendur po pengon që helikopterë dhe avionë zjarrfikës të bëhen pjesë e operacionit për të vënë në kontroll flakët.
Deri tani zjarret në këtë pjesë të ShBA-ve kanë shkrumbuar më shumë se 104 mijë hektarë tokë, sipërfaqja më e madhe e djegur ndonjëherë në ShBA brenda pak javësh. Pjesë e operacionit të gjerë është bërë edhe ushtria amerikane që ka ofruar 200 trupa dhe makineri të rënda. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
