Mbi 2.370 emigrantë e kanë humbur jetën në Detin Mesdhe nga fillimi i vitit
Mbi 2.370 emigrantë e kanë humbur jetën në Detin Mesdhe nga fillimi i vitit, kumtoi sot Organizata ndërkombëtare për migrim....

Pjesa më e madhe e tyre jetën e kanë humbur në të ashtuquajturën marshuta - nga Afrika Veriore drejt Maltës dhe Italisë.
Drejt Turqisë dhe Greqisë e kanë humbur jetën 83 emigrantë, ndërsa drejt Spanjës dhe ishujve të Kanareve 23.
Në periudhën e njëjtë vitin e kaluar në Detin Mesdhe e kanë humbur jetën 2.081 emigrantë.
Nga fillimi i vitit në Evropë kanë ardhur 267.121 emigrantë. Pjesa më e madhe e tyre kanë arritur në Greqi (157.228). Pjesa më e madhe e të arriturve në Greqi janë sirianë (88.204) dhe afganë (32.414), ndërsa në Itali - eritreanë (25.657) dhe nigerianë (11.899).
Anijet dhe aeroplanët nga misioni patrullues evropian Triton kanë shpëtuar 3.400 emigrantë te brigjet e Libisë vetëm gjatë javës së kaluar.
