Shkollat e mesme profesionale: Nxënësit të përzgjedhin drejtimet profesionale
Afati i dytë i regjistrimit vazhdon në të gjitha shkollat e mesme në vend ku ka vende të lira...

Në Shkollën e Mesme të Ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” ka vende të lira dhe profile atraktive.
Arkitektura është profesion i së ardhmes, thonë në këtë shkollë, të cilët ftojnë nxënësit të regjistrohen, sepse këto profile janë deficitare dhe për to ka nevojë tregu i punës.
“Të zgjedhin këtë shkollë sepse mund të punësohen, ka profile interesante, në gjeodezi ka 21 vende, 21 vende të lira teknik i arkitekturës, 15 vende të lira teknik i ndërtimtarisë, dizajner 13 vende të lira dhe drejtimi trevjeçar montues i pllakave 16 vende, prandaj të gjithë ata që janë të interesuar të gjejnë punë pas përfundimit të shkollës mund të regjistrohen në këtë shkollë”- deklaroi Shermin Shehu nga Shkolla e Mesme e Ndërtimtarisë.
Vende të lira ka edhe në shkollën e mesme profesionale “Dimitar Vllahov”, ku ka drejtime atraktive.
“Drejtimet janë floktari, teknik i kozmetikës, manikyr, pedikyr, shkurt kohë nevojitet për të arritur deri te të hollat, çdokush mundet pas përfundimit të shkollës së mesme të punojë edhe në kushte më të thjeshta. Nuk duhen investime të mëdha për teknik të kozmetikës, ka edhe nëntë vende të lira dhe për manikyr dhe pedikyr edhe 11 vende të lira”- tha Xhejlan Aliu nga Shkolla e Mesme “Dimitar Vllahov”.
Kohë më parë edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri thirrje që nxënësit shqiptarë të përcaktohen në drejtimet e shumta profesionale ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. (Flutura Latifi, TVM2)
