Maqedoni

Raporti i grupit të ekspertëve për Tetovën, 6 konstatime për përballje afatgjatë me përmbytjet

25.08.2015 16:21

Grupi i ekspertëve të BE-së, të cilët merren me vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore...

Grupi i ekspertëve të BE-së, të cilët merren me vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, ka dorëzuar sot edhe raportin përfundimtar, pas të cilit pritet të pasojnë edhe ndihmat nga BE për viset e dëmtuara nga vërshimet.
 
Raporti përmban rekomandimet në plan afatshkurtër nga 0 deri në 6 muaj, rekomandime afatmesme nga 6 muaj deri në 3 vite dhe rekomandimet afatgjate nga 3 deri në 10 vite.
 
Gjithashtu nga raporti i dorëzuar burojnë edhe 6 konstatime kyçe që kanë të bëjnë me pasqyrën e përgjithshme të krizës. 
 
Në Tetovë, ndërkohë, edhe sot gjatë gjithë natës do të vazhdojë dezinfektimi i rrugëve në zonat që pësuan nga vërshimet, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme.