Maqedoni

Kriza e emigrantëve, Bullgaria përforcon masat në kufi me Maqedoninë

25.08.2015 16:38

Bullgaria ka vendosur automjete të blinduara në kufirin me Maqedoninë që t`i ndihmojë policisë kufitare në rastin e ardhjes së refugjatëve, informoi Ministria bullgare e Mbrojtjes....

25 ushtarë në disa vetura të blinduara janë dërguar në vendkalimet kufitare me Maqedoninë, por numri i tyre mund të rritet nëse është e nevojshme.

Për dallim prej vendeve tjera, Bullgaria deri tani nuk është përballur me valën e madhe të emigrantëve që largohen nga Greqia, pasi marshuta përmes Maqedonisë duket se është më e sigurt për emigrantët që synojnë vendet e BE-së.

Bullgaria nga fillimi i vitit ka pranuar 15.000 emigrantë ilegalë, duke i përfshirë edhe sirianët të cilët në vend kanë ardhur nga Turqia.