Maqedoni
Katër të lënduar në një aksident në Tetovë
25.08.2015 19:36
Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, janë lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që sot rreth orës 14:30...

Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, janë lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që sot rreth orës 14:30 ka ndodhur në rrugën "Vidoja Smilevski-Bato" në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij automjeti i udhëtarëve "Ford eskord" me targa tetovare nga arsye tani për tani të pakonfirmuara ka humbur kontroll, ka dalë nga rruga, ka goditur në shtyllën elektrike të drurit, ndërsa pastaj edhe në hapësirën ekspozuese të një firme tregtare gjegjësisht dyqan.
Katër të lënduarit pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës urgjentisht janë dërguar në klinikat e Shkupit.
Pas ekspertizës që me autorizim e ka kryer ekipi i SPB Tetovë më saktë do të konfirmohen arsyet për aksidentin, kush e ka drejtuar automjetin dhe gjithçka tjetër lidhur me të njejtën.
Në aksident është shkaktuar edhe dëm i konsiderueshëm material i automjetit dhe hapësirën ekspozuese tregtare./mia
