Fillojnë Mbrëmjet e 54-ta Strugane të Poezisë

26.08.2015 10:00

Me mbjelljen e një peme në parkun e poezisë në nder të laureatit, poetit kinez Bei Dao dhe leximit tradicional të poemës "Malli për Jugun" para shtëpisë së poezisë sot fillon edicionin e 54 të i Festivalit Mbrëmjet Strugane të Poezisë....

Fituesi i këtij viti i "Kurorës së Artë", i cili 12 vjet më parë ishte një pjesëmarrës i festivalit, pas arritjes në Strugë ka theksuar se mirënjohja është shumë me rëndësishme për të dhe se është me fat që të ketë mundësi për t'u takuar sërish me emra të mëdha nga bota e poezisë. Çmimi prestigjioz Bei Dao do ti jepet të dielën në leximin tradicional poetik "Urat".

Struga për të 54 herë do të jetë kryeqyteti i poezisë, ndërsa festivali do të mbahet në para shtëpisë së poezisë dhe të vendeve të hapura në Strugë. Njëherit leximi i poezive, "Poezia në rrugë" do të ketë në Ohër, Resnjë, Manastir dhe Shkup. Pas ceremonisë së hapjes në oborrin e Shtëpisë së Poezisë do të mbahet leximi poetik ndërkombëtar "Meridiane poetike". Në Programin festival janë paraparë lexime poetike të pjesëmarrësve nga platforma "Versopolis" të tradicionales "Netët pa theksime". Poezi do të lexojnë edhe poetët nga lista e ngushtë e çmimit "Vëllezërit Milladinovi", fitues i të cilit do të shpallet të shtunën në një konferencë shtypi. Në nder të jubiles  "50 vjet Kurora e Artë" do të ketë portret poetik të Adonis, laureatit në vitin 1997.

Në Mbrëmjet Strugane të Poezisë të 54 do të marrin pjesë 44 poetë nga 29 vende. Të pranishëm do të jenë emra në poezinë bashkëkohore botërore nga Spanja, Suedia, India, Gjermania, Norvegjia, Australia, Kili, Japonia, Izraeli, Sllovakia, Rusia, SHBA, Libani, Meksika, Moldavia