Kuvendi do t'i mbajë mbledhjen e 63-të dhe të 64-të

26.08.2015 10:03

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t'i mbajë mblëedhjet e 63-të dhe 64-të...

Propozim-vendimi për ndryshim të Vendimit për dërgimin e pjesëtarit të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetja vendimtare" në Afganistan dhe Propozim-ligji për siguri të trafikut të rrugëve, janë në rendin e ditës së mbledhjes së 63-të.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga sfera të ndryshme, në procedurë të shkurtuar, ndërsa deputetët do të diskutojnë edhe për propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për konfirmimin e procedurave kufitare për vendkalimin kufitar hekurudhor Tabanoc-Preshevë dhe të Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-së për garancat bankre në bujqësi dhe zhvillim ruraë në Republikën e Maqedonisë.

Kuvendi do ta vazhdojë edhe mbledhjen e 64-t në rend dite të së cilës, gjithashtu janë ndryshimet dhe plotësimet e disa ligjeve me procedurë të shkurtuar nga sfera e bujqësisë, pylltarisë, shëndetësisë, punës, punëve të brendshme dhe të tjera me të cilar bëhet harmonizimi me dispozita të Ligjit për kundërvajtje.

Deputetët duhet të deklarohen për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, të Ligjit për siguri të ushqimit për kafshët, të Ligjit për blegtorinë, Ligjit për verën, Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, Ligjit për prodhimin bujqësor organik, Ligjit për preparate veterinare-mjekësore dhe të tjera, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontroll të drogave dhe substancave psikotropike, Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për shkak të mjekimit, Ligjit për kemikalie, Ligjit për ndërprerjen e shtatzanisë, Ligjit për prekursorë, Ligjit për shëndet publik, Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonik dhe siguria e radiacionit dhe të tjera të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Ligjit për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, Ligjit për orgnizatat invalidore, Ligjit për punësim he punë me të huajt, Ligjit për familjen, Ligjit për mbrojtjen sociale, Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për hulumtim dhe vulosje, përkatësisht shënimin e armëve të zjarrit dhe municionit, Ligjit për tubimet publike, Ligjit për armët, Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme dhe të tjerë, të gjithë në procedurë të shkurtuar.