Program për mbështetje të vendeve të reja të punës në rajonin e Pellagonisë
Ideja ime! Biznesi im!, është programi i ri i cili do të prezantohet sot dhe qëllimi është që të mbështetet krijimi i vendeve të reja të punës në Rajonin e Pellagonisë përmes siprëmarrësisë...

Programin do ta implementojë CEED Maqedoni dhe tërësisht është mbështetur nga Filip Moris Kombinati i Duhanit Prilep.
Programi synon drejt përforcimit dhe zhvillimit të frymës sipërmarrëse dhe të japë mbështetje konkrete për fillim ose zhvillim të bizneseve të vogla ose familjare në rajonin e Pellagonisë. Përmes aktiviteteve programuese të rinjtë të cilët do të përfshihen në këtë Program do të kenë mundësi të marrin njohuri të biznesit dhe aftësi të sipërmarrësisë, si dhe qasje deri te mjetet financiare.
Programi para së gjithash është i dedikuar për të rinjtë të moshës nga 18 deri në 30 vjet, të cilët janë të papunë, të cilët kanë ide për biznes e cila duhet në mënyrë shtesë të përpunohet dhe të shndërrohet në biznes operativ ose, për ata të cilët janë në fazë të marrjes së diplomës universitare dhe të cilët planifikojnë të fillojnë biznes në një të ardhme të afërt, si dhe për të rinj të cilët kanë biznese në fazë fillestare të zhvillimit (por jo më gjatë se tre vjet) dhe të cilëve u duhet ndihmë për rritje të mëtutjeshme.
