Ekspozitë e fotografive të Nënë Terezës
Me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu, në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës sot do të mbahet ekspozitë e fotografive të saj me personalitete të njohura botërore...

Fotografitë në të cilat Nënë Tereza është me papën Jovan Pavle II, mbretëresha Elizabeta, princi Çarls, Dalaj Lama, Jaser Arafat, Eduard Kenedi, princesha Dajana, motra Nirmala janë blerë nga agjencia e lajmeve Asoshiejted pres. Ekspozita do të plotësohet me citate nga personalitet të njohura dedikuar për Nënë Terezën.
Projekti është realizuar me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa për fotografitë e blera Shtëpia përkujtimore mori të drejta permanente autoriale për shfrytëzimin e tyre.
Ekspozita do të mbahet në ambientin e hapur rreth bulevardit të Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës.
