Ndahet çmimi shtetëror "Nënë Tereza"
26.08.2015 10:20
Bunjamin Memedi dhe Suzana Tuneva-Paunovska janë fituesit e sivjetmë të çmimit "Nënë Tereza" i cili sot solemnisht do t'iu ndahet nga ana e bordit për ndarjen e çmimeve shtetërore...

Çmimi shtetëror "Nënë Tereza" ndahet për realizim në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, si dhe për nxitje, përparim të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme.
