SHBA-ja përshëndet arritjen e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

26.08.2015 10:27

SHBA-ja përshëndet sot arritjen e marrëveshjes së rëndësishme mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe e lavdëroi përkushtimin e të dy palëve në këtë proces...

"Arritja e marrëveshjes për themelimin e Komunitetit të komunave serbe, telekomunikacionit, urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe energjisë, do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve në Serbi dhe në Kosovë", theksohet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Uashingtoni zyrtar i lavdëroi të dy qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e obligimeve të marrëveshjes në Bruksel, me çka janë më afër normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit në BE.

Në kumtesë mes tjerash shkruan se SHBA-ja mbështet fuqimisht përpjekjet e BE-së për të përfunduar dialogun.