Arrihet marrëveshje në Bruksel mes Serbisë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në mbrëmjen e së martës kanë firmosur marrëveshjen në pako, që përfshinë ujditë për Telekomin, Energjetikën, heqjen e parkut të paqes në Mitrovicë, si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe...

Shefi i qeverisë nga Prishtina, tha se pas takimit prej 10 orësh u arrit të ruhet shtetësia ë e Kosovës.
Për më tepër se kaq zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, me telefon nga Brukseli, i tha Klan Kosovës, se pala serbe, ka hezituar që të nënshkruajë marrëveshjen e ndermjetesuar nga shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini.
Sipas Thaçit, megjithatë, me këtë nënshkrim Serbia ka njohur Kosovën.
Vuçiqi, shtoi se periudhë e vështirë i pret palët tani me përpilimin e statutit të Asociacionit.
Të dy kryeministrat do të kenë takime mes vete edhe në dy ditët në vijim, pasi janë pjesë e samitit të liderëve të Ballkanit që mbahet në Vjenë.
