Samiti i Vjenës diskuton për emigrantët, Merkel: Përfitues azilI vetëm ata që vijnë nga zonat e luftës
Para fillimit të Samitit të Vjenës ku emigrantët dhe azilkërkuesit pritet të jenë cështje kryesore të diskutimit, kancelarja Gjermane, Angela Merkel u ka dërguar mesazhin e qartë qytetarëve ballkanas se përfitues do të jenë vetëm ata që vijnë nga zonat e luftës...

Duke folur për krizën e klandestinëve pas një takimi në Duisbourg, ku u përball edhe me reagimin qytetar, Merkel vlerësoi se Evropa ndodhet në një situatë që nuk është e denjë për të
“Për sa i përket fluksit të kërkuesve për azil, ne duhet të kthejmë mbrapa ata që, sipas një probabiliteti të lartë nuk kanë asnjë mundësi për azil. Është diçka e vështirë por Serbia, Shqipëria dhe Kosova, nuk janë vende apo regjime të prekura nga luftëra civile”, tha Merkel.
Por kriza më e rëndë e klandestinëve më të cilën po përballet Europa në 50 vitet e fundit mund të përkeqësohet ende pasi UNHCR ka paralajmëruar një rritje deri në 3000 klandestinë që do të tentojnë BE vetëm nga kufiri i Maqedonisë.
Ndërkaq pasi kanë mbushur kampet e Serbisë, klandestinëve kanë nisur të lëvizin drejt Hungarisë. Përballë kësaj situate, Bullgaria ka forcuar kufirin duke dërguar ushtrinë. Por shtimi i numrit të klandestinëve po shoqërohet me reagime të ashpra në disa vende të BE.
Akti më i fundit ishte djegia e qëllimshme e një palestre që strehonte refugjatë në qytetin gjerman Nauen. Dhe në mesin e krizës Bashkimi Europian është kritikuar nga raportuesi i OKB për të drejtat e emigrantëve i cili ka paralajmëruar se ndërtimi i gardheve me gjëmba, përdorimi i gazit lotjsjellës apo mohimi i vendstrehimeve nuk do të ndalë fluksin e emigrantëve.
