Operacion i përbashkët antidrogë Shqipëri-Itali, kapen 350 kg hashash, arrestohen 14 persona
Zbulohet tjetër rast i trafikut të drogës përmes ajrit nga Shqipëria drejt Italisë....

Në qytetin e Brindizit janë sekuestruar 350 kg hashash e transportuar nga Shqipëria drejt Italisë në bordin e një avioni të lehtë drejtuar nga dy pilotë shqiptarë.
E gjithë lënda narkotike ishte e destinuar të furnizonte Rivierën e rajonit të Romanjës, por dhe tregun e kryeqytetit italian Romë.
Mësohet se droga transportohej me avion nga Vlora në Rimini. Ndërkohë në Shqipëri janë arrestuar 6 persona mes tyre edhe njw polic. Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se organizata njihej si “banda e avionëve”. Personat shqiptarë të arrestuar njihen nga autoritet itaine si dhe grabitës villas e apartamentesh.
Policia italiane kumton se kjo organizatë kriminale e trafikut kishte bazën në një qytet të Shqipërisë dhe përbëhet nga kreu i saj e anëtarë me role të ndryshme në këtë strukturë. E vecanta e këtij grupi kriminal është se për trasportimin e lëndë narkotike përdornin një avion të tipit të lehtë por dhe automjete enkas për shpërarjen në disa qytete italiane. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
