Nora Gjakova eliminohet nga botërori i xhudos
Xhudistja pejane Nora Gjakova është eliminuar nga Botërori i xhudos i cili është duke u mbajtur në Astana të Kazakistanit...

Ajo është mposhtur nga xhudistja mongoleze, Sumiya Dorjsuren. Para kësaj humbje ajo kishte shënuar dy fitore duke mposhtur xhudisten Durcina Manual dhe austriaken Tina Zeltner.
Kujtojmë se para disa ditësh nga ky kampionat ishe eliminuar edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi e cila në raundin e tretë nuk arriti ta mposhtë rumunen, Andreea Chitu.
Nora Gjakova ka garuar në kategorinë 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi garoi në kategorinë 52 kilogramë. Në këtë botëror nuk mori pjesë xhudistja më e suksesshme kosovare Majlinda Kelmendi. Ajo nuk ishte pjesë fare e kësaj gare, për arsye të disa lëndimeve që kishte.
