Një burrë dhe një grua janë shpëtuar pas rënies në humnerë në Vodno

26.08.2015 12:58

Një burrë dhe një grua të cilët ranë në humnerë rrëzë malit Vodno, në afërsi të lokalitetit "Karkovo Kruvçe", tek rruga e sapotrasuar janë shpëtuar mbrëmë nga ekipi i Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit të Qytetit të Shkupit...

Siç kumtuan sot nga Qyteti i Shkupit, ekipi i BMKZ i përbërë nga gjashtë zjarrfikës dhe i kryesuar nga komandanti i çetës së parë, Sretko Cimevski, në teren me sukses intervenoi me pajisje teknike adekuate për intervenime gjatë fatkeqësive të këtilla. Është intervenuar në terren të pakapshëm në thellësi prej 50 deri 100 metra.

Intervenimi filloi menjëherë pas paraqitjes së pranuar nga ana e një personi mashkull rreth orës 19:20 dhe me sukses u përfundua në orën 22:15. (mia)