Fondi për Sigurim Shëndetësor: Rritet numri i kërkesave për fekondim In Vitro
Në vazhdimësi rritet numri i kërkesave për fekondim të asistuar In Vitro, njoftojnë nga Fondi për Sigurim Shëndetësorë...
Ata inkurajojnë të gjitha çiftet që duan të kenë fëmijë të paraqiten dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi sepse harxhimet i mbulon FSSh.
“Në vitin 2013 nga 1075 kërkesa për IN VITRO, Fondi ka miratuar 1039 kërkesa pozitive në vlerë prej 75.9 milion denarë. Në vitin 2014, nga 1116 kërkesa, Fondi ka miratuar 1060 kërkesa pozitive në vlerë prej 78,4 milion denarë. Prej muajit janar deri në korrik 2015, nga 760 kërkesa Fondi ka miratuar 696 kërkesa pozitive në vlerë prej 51.5 milion denarë”- deklaroi drejtori i FSHS-së, Orhan Ramadani.
Fondi për Sigurim Shëndetësor mbulon harxhimet për tre tentime për In Vitro për fëmijën e parë dhe tre tentime për fëmijën e dytë.
Ndryshe, çmimi për procedurën In Vitro kushton 80 mijë denarë, ndërsa të siguruarit e Fondit të cilët fitojnë të drejtën për këtë shërbim paguajnë participim vetëm 6000 denarë. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)
