Botë

Virxhinia, vritet gazetarja dhe kameramani në transmetim live

26.08.2015 16:42

Një gazetar dhe një kameraman janë vrarë në Virxhinia të ShBA-së, ndërsa ishin në transmetim televiziv direkt...

Një person ka qëlluar në drejtim të tyre  me 7 plumba, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktimat janë gazetarja, Alison Parker, 24 vjeç, kameramani, Adam Ward. Lajmi konfirmohet nga stacioni televiziv ku ata punonin.

Pamjet që qarkullojnë online tregojnë momentin kur gazetarja po merrte një intervistë dhe në një moment dëgjohen të shtëna dhe të bërtitura.

Kamera bie në tokë dhe të bërtiturat vijojnë deri në momentin kur ndërpritet lidhja. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes, policia është vënë në ndjekje të autorit.

Nga këto të shtëna nuk ka mbetur e plagosur gruaja e intervistuar.