Maqedoni

Këshilli i Kumanovës: Mungesa e ujit me prapavijë politike

26.08.2015 17:01

Çështja e ujit, me të cilin qyteti i Kumanovës po përballet vite me radhë, më në fund u gjend në rend dite në seancën e sotme të Këshillit të Kumanovës...

Në këtë seancë edhe kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, konfirmoi se mungesa e ujit në Kumanovë, sidomos gjatë muajve të verës, është e karakterit politik. 
 
“Kjo përbërje nuk do të mund ta zgjidh problemin me ujin, sepse definitivisht problemi me ujin ka konotacion politik” tha kreu i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.
 
Edhe këshilltarët shqiptarë të Këshillit të Kumanovës theksuan se kriza me ujin e pijshëm në Kumanovë ishte artificiale dhe jo vetëm me karakter politik, porse edhe etnik, pasi që me këto lojëra më së shumti u goditën zonat ku banon popullata shqiptare, siç është fshati Çerkez dhe lagje të tjera. 
 
Drejtori i NP “Ujësjellësi” propozoi sjelljen e vendimit për aplikimin e restrikcionit në situata kur nuk mundet të furnizohet i tërë qyteti me ujë, e jo vetëm të njëjtat pjesë të mbeten gjithnjë pa ujë, mirëpo i njëjti vendim u tërhoq për shkak të mosmarrëveshjeve gjatë debatit. 
 
NEXHAT AQIFI