Hungari, gaz lotsjellës kundër emigrantëve
Përkeqësohet situata në kufi me Hungarinë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e emigrantëve brenda në kampet e ngritura përkohësisht në kufi me Serbinë...

Hungaria ka vendosur të përforcojë kontrollin në kufijtë e saj, duke vendosur ushtrinë në to, duke vendosur qen kufiri dhe duke patrulluar nga ajri me helikopterë, si e vetmja mënyrë për të përballuar situatën e vështirë.
Vetëm në 24 orë, sipas autoriteteve hungareze, kanë kaluar kufirin 2.533 refugjatë, pjesa më e madhe nga Siria, Afganistani dhe Pakistani.
Më herët, qindra emigrantë, burra gra e pleq, nuk ngurruan të zvarriteshin në tokë për të kaluar gardhin me tela me gjemba.
Pavarësisht gardhit 3.5 metra të lartë, për të shmangur kontrollin e dokumenteve në kufi, refugjatët kanë kaluar këtë gardh.
