Maqedoni

ITKSh propozon: jo përmendoren, por shtëpinë e Nënë Terezës

26.08.2015 18:07

Në nder të përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës bënë homazhe në vendin ku kanë qenë themelet e shtëpisë ku ka lindur Gonxhe Bojaxhiu, në Sheshin e Shkupit...

Me këtë rast u shpalos edhe nisma për ndërtimin e shtëpisë së saj autentike, pasi në këtë mënyrë do të dëshmohet se kjo figurë që i takon botës rrjedh nga Shkupi dhe konkretisht nga populli shqiptar.

Propozimi do t’i dorëzohet deputetëve, qeverisë, qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër.

LUMTURIE HAJRO