Maqedoni

Ndahet çmimi “Nënë Tereza”, fitues Bunjamin Memedi dhe Suzana Paunovska

26.08.2015 18:28

Doc. dr. Bunjamin Memedi dhe Suzana Tuneva¬ Paunovska janë fituesit e sivjetmë të çmimit "Nëna Tereza"...

“Është vështirë të përcaktohet se cili nga kandidatët humanistë të dëshmuar meriton këtë çmim, por  Memedi dhe Tuneva¬ Paunovska me të vërtetë u kanë  ndihmuar njerëzve, organizatave humanitare, institucioneve dhe shoqatave ta ndjekin rrugën e Nënës Terezës"- tha kryetari i këshillit, Goran Ajdinski.

Bunjamin Memedi në vitin 2011 ka doktoruar në temën "Vështirësitë në mësim tek fëmijët me nevoja të posaçme arsimore, të kyçur në sistemin e rregullt arsimor".

Arsimimin e fituar ai e zbaton edhe në praktikë me pjesëmarrje në organizata të ndryshme dhe realizim të më shumë aksioneve dhe aktiviteteve humanitare në Kumanovë.  

Tuneva- Paunovska është fituese e disa mirënjohjeve, diplomave dhe plaketave, si dhe të çmimit “13 nëntori” të Qytetit të Shkupit.