Botë

Afganistan, vriten dy ushtarë të NATO-s

26.08.2015 21:31

Dy persona me uniformën ushtarake afgane kanë hapur zjarr ndaj një automjeti, duke vrarë dy ushtarë të NATO-s në Afganistan...

Lajmin e bën të ditur BBC, por kombësia e ushtarëve të vdekur nuk është njoftuar ende.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë, në provincën e Helmandit. Një zëdhënës i NATO-s tha se ushtarët e tjerë iu kundërpërgjigjën zjarrit, duke i vrarë agresorët.
 
Incidente të tilla, ku ushtarë apo policë afganë vrasin trupat e huaja, janë një problem i madh në operacionet e NATO-s në Afganistan.