Maqedoni
Një shkupjan e ka humbur jetën nga goditja e energjisë elektrike
27.08.2015 12:37
Dyzet e katër vjeçari Sasho S. e ka humbur jetën nga goditja e energjisë elektrike...

Dyzet e katër vjeçari Sasho S. e ka humbur jetën nga goditja e energjisë elektrike, derisa edhe me dy persona të tjerë të punësuar në firmën ADC - SHPKNJP ishin duke vendosur një kuti të re matëse për shpërndarje, kumtoi MPB.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 13.30 në rr. "Kiril i Metodi" në Shkup.
Policia ka kryer eskpertizë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për autopsi./mia
