Maqedoni

Dhjetë seanca të komisioneve dhe vazhdime të dy seancave parlamentare

27.08.2015 12:01

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t'i vazhdojë seancat e 63-të dhe 64-t...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t'i vazhdojë seancat e 63-të dhe 64-t, ndërsa janë caktuar edhe seanca të dhjetë komisioneve kuvendore. Në rend dite janë shumë ligje me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.
 
Në rend dite të seancës së 64-t janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për letërnjoftime, plotësimet e Ligjit për emrin personal, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pasaportat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë dhe të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme në ndeshjet sportive, me procedurë të shkurtuar.
 
Shumë ligje me procedurë të shkurtuar janë në rend dite të seancës së 63-të, ndryshime dhe plotësime të Ligjit doganor, të Ligjit për tatime të pasurisë, të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojëra argëtuese, të Ligjit për letrat me vlerë, të Ligjit për kryerje të punëve për përfaqësim në procedurat doganore, të Ligjit për procedurë tatimore, të Ligjit për taksa komunale, me procedurë të shkurtuar dhe të tjera.
 
Seanca do të mbajnë komisionet kuvendore për çështje ekonomike, për arsim, shkencë dhe sport, për shëndetësi, për kulturë, për financim dhe buxhet, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për punë dhe politikë sociale, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe Komisioni ligjdhënës-juridik./mia